Ramadani: Kishim përballë një superskuadër, i shfrytëzoi gabimet tona

Feronikeli është eliminuar nga Slovan Bratislava në raundin e dytë të kualifikimeve të Europa League.

Kampioni i Kosovës u eliminua pas dy humbjeve, asaj 2:1 në Sllovaki dhe 2:0 në Prishtinë.

Pas ndeshjes trajneri i skuadrës së Niklit, Zekirija Ramadani u shpreh se përballë kishin një superskuadër dhe kjo humbje erdhi si pasojë e gabimeve të lojtarëve.

“Ky eliminim ndoshta nuk është edhe aq i vështirë sa i TNS. Ne kishim një skuadër tejet të fuqishme përballë. U munduam me kundërsulme të shënonim një gol dhe të kërkonim kualifikim. I urojë lojtarëve të mi për angazhimin dhe duhet që sa më shpejt të kthehemi në realitet dhe të vazhdojm tutje”, përfundoi Ramadani.

loading…