Pas deklaratave të nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit se ‘janë tensionuar raportet mes Kosovës dhe NATO-s’, ka reaguar zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani.
Ramadani përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova dhe NATO nuk kanë raporte fare të tensionuara, përcjell Ballkani.info.
“Bashkëpunimi po vazhdon njëjtë dhe për çdo ditë. Komunikimi është i rregullt dhe pa asnjë mangësi” ka shkruar ndër të tjerash Ramadani.
Ai e ka cilësuar deklaratën e Lutfi Hazirit si të pakuptimtë. /Ballkani.info/
Postimi i plotë i Ramadanit:
Kosova dhe NATO nuk kanë raporte të tensionuara. Fare.
Bashkëpunimi po vazhdon njëjtë dhe për çdo ditë. Komunikimi është i rregullt dhe pa asnjë mangësi.
Po flas për diçka që e bëjmë secilën ditë. Pa asnjëlloj tensionimi. Përkundrazi, ne po diskutojmë për modelet e thellimit të partneritetit.
I pakuptimtë insistimi i Lutfi Hazirit për “tensionimi e raporteve me NATO-n”.







