Albi Mall Superliga

Ramadani flet para duelit me Ballkanin: Hyjmë vetëm për fitore

Drita do të përballet me Ballkanin në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e tretë në Albi Mall Superligë.

Aktualisht diferenca mes dy skuadrave është tetë pikë, me Dritën që ndodhet në pozitën e tretë me 31 pikë dhe Ballkanin në të parën me 39 sosh.

Gjilanasit synojnë që të marrin fitore për t’u afruar edhe më shumë në tabelë dhe për ta rivalizuar Ballkanin për titullin kampion.

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka thënë se ende nuk e kanë ngritur flamurin e bardhë sa i përket garës për titull të kampionit.

“Është një derbi direkt për objektivat që kanë dy skuadrat edhe pse Ballkani është në avantazh me pikë, ne ende nuk e kemi ngritur flamurin e bardhë dhe qind për qind do e japim maksimumin për objektivin e kësaj ndeshje”.

 “Mund të them se takohen dy skuadrat më të mira në Superligë. Kemi përballë një skuadër cilësore, por gjithmonë duke pasur besim te ekipi im te futbollistët e mi. Sa i përket ndeshjes do të jetë një derbi i vërtetë, një derbi ku mund të vendos një detaj dhe ai shpresoj të jetë në favor tonë dhe në fund t’i gëzohemi fitores”, theksoi Ramadani.

Tutje Ramadani ka thënë në konferencë për shtyp se ka besim te futbollistët e tij dhe se fitorja do të jetë e tyre të mërkurën.

“Ne dalim që ta fitojmë ndeshjen. Opsion i vetëm është për të dhënë maksimumin, për të menaxhuar sa më mirë situatat, rezultatin. Me një fitore tonën do të rriteshin apetitet edhe te skuadrat tjera”.

“Duke e pas besimin në maksimum dhe duke e dit punën e mirë që po e zhvillojmë, e sinqertë dhe pa dyshim do na bie edhe suksesin. Jemi në hap, kam besim te djemtë dhe fitorja ndaj tyre nesër nuk do të niset pranvera me aq komoditet dhe edhe skuadra të tjera do të kenë mundësi kreun e tabelës”, tha Ramadani.

https://youtu.be/_OOyAA-EZe4?t=1