Kandidati i AAK’së për deputet, Burim Ramadani, ka propozuar Ligji kundër Kërcënimeve Hibride dhe Sulmeve Kibernetike.

“Siguria dhe Mbrojtja do të kenë koncept modern, ndryshe nga deri tash. Do të forcojmë Agjencitë e Inteligjencës, përfshirë këtu edhe krijimin e forcimin e Agjencisë së Inteligjencës për Mbrojtje në përballje me kërcënimet hibride, dezinformimin dhe ndikimet e huaja armiqësore.”

Ai ka thënë se në këtë plan, do të funksionalizohet:

• një njësi për komunikim strategjik dhe përballje me luftën hibride,

• sistemi i integruar paralajmërimit të hershëm për sigurinë kombëtare,

• do të nxjerret Ligj kundër Kërcënimeve Hibride dhe Sulmeve Kibernetike.