Rama viziton Izraelin, diskuton mbi sulmet kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të mbërrijë në Izrael të dielën për të diskutuar me zyrtarët izraelitë mbi sigurinë kibernetike dhe sulmet iraniane kundër Shqipërisë.

Kryeministri dhe ministrat e tij do të zhvillojnë takime me presidentin Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës Benjamin Netanyahu dhe kreu e parlamentit Mickey Levi, bëjnë me dije mediet izraelite.

Rritja e numrit të sulmeve kibernetike që janë kryer nga Irani kundër Shqipërisë ka çuar në tensione mes dy shteteve, ndërsa Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet me Iranin në shtator.