Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur për zjarrin në Shtëpinë e të Moshuarve. Ai ka thënë se nuk ka të lënduar nga ky zjarr, porse disa nga të moshuarit janë larguar nga aty për shkak të kujdesit më të mirë.
Sipas tij, të moshuarit me përcjellje të mjekëve janë dërguar në një hotel, pasi që ende ka tym në hapësirën ku ka shpërthyer zjarrin, raporton gazetari i Ballkani.info nga vendi i ngjarjes.
Rama ka thënë se vetëm një i moshuar është dërguar në QKUK pasi që edhe më herët gjatë ditës ka pasur probleme shëndetësore.
Rreth shkaqeve që çuan deri tek shpërthimi i zjarrit, Rama ka thënë se dyshimet e para janë se një i moshuar e ka ndezur cigaren dhe më pas një batanije ka marrë flake, por sipas tij, këto janë vetëm dyshime fillestare.
Për më shumë ndiqeni deklaratën e Ramës:







