Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se sot ka filluar ndërtimi i shkollës me mbi 6500 metra katror në Lagjen Kalabria.

Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se me përfundimin e kësaj shkolle, rreth 1000 fëmijë të Lagjes Kalabria nuk do të humbin kohë në udhëtim në shkolla të lagjeve tjera.

Postimi i plotë:

Po vazhdojmë me punë të mira për Lagjen Kalabria.

Sot nisëm ndërtimin e shkollës moderne me mbi 6500 metra katror. Kjo shkollë do të ofrojë kushte të nivelit evropian për arsimtarët dhe fëmijët tanë të dashur.

Klasa mësimore, laboratore të shumta, sallë të edukatës fizike e pajisje digjitale që do të bëjnë fëmijët tanë të arsimohen ashtu siç e meritojnë. Me përfundimin e kësaj shkolle, rreth 1000 fëmijë të Lagjes Kalabria nuk do të humbin kohë në udhëtim në shkolla të lagjeve tjera dhe telashet e prindërve për t’i bartur fëmijet e tyre do të marrin fund. Kjo do të reduktojë dukshëm komunikacionin në Kryeqytet.

Vazhdojmë tutje me shhndërrimin e Kalabrisë në lagje moderne dhe transformimin e Kryeqytetit.