Rama: Sot Abazoviq e futi zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se kryeministri malazez Dritan Abazoviq sot e futi zyrtarisht Malin e Zi në iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Në një postim të tij në Facebook, kryeministri Rama shihet duke pirë kafe me kryeministrin malazez Dritan Abazoviq dhe ambasadorin e SHBA në Serbi Christopher Hill pas mbërritjes së tij.

Ai me tjerash tha se Abazoviq sot e futi zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur.

“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, shkroi Rama në Facebook.