Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në Facebook-un e tij disa pamje nga Qafa e Thores.

Ai është shprehur se ajo është kopertina e një guide që të fton drejt bukurive të Thethit.

“Mirëmëngjes dhe nga Qafa e Thores, kopertina e një guide që të fton drejt bukurive të Thethit në dimër, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar tutje Rama.