Rama pritet me protesta në Durrës, vijnë forcat speciale me maska gazi (VIDEO)

Kreu i qeverisë do të jetë këtë të hënë në Durrës në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytet për zgjedhjet e 30 qershorit.

Por ashtu si në qytetet e tjera, Rama është pritur me protesta edhe në Durrës. Nën thirrjet Rama ik, dhjetëra simpatizantë të opozitës kanë dalë në rrugë duke kërkuar largimin e kryeministrit si dhe daljen para drejtësisë të kryebashkiakut aktual Vangjush Dako, zëri i të cilit u dëgjua në përgjimet e para që BILD publikoi mbi dosjen e famshme 339.

Nga ana tjetër, forca të shumta policie janë stacionuar para protestuesve. Shumë prej efektivëve jane veshur me kasketa dhe mburoja plastike si dhe me maska gazi, në rast të përshkallëzimit të situatës.