Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e objektit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët në lagjen “Kalabria”.
Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ditëve të ardhshme do të fillojnë edhe punimet në terren për ndërtimin e kolektorit në këtë lagje.
Postimi i plotë:
Super lajm për banorët e lagjes “Kalabria”.
Shkollë e re dhe kolektor.
Nënshkruam kontratën për ndërtimin e objektit të shkollës fillore të mesme të ulët në lagjen “Kalabria”, e cila do të jetë një shkollë me infrastrukturë moderne, ambient të përshtatshëm për nxënësit, stafin mësimor e teknik![]()
.
Po ashtu në ditët në vazhdim do të fillojmë punën në terren për ndërtimin e kolektorit në këtë lagje, i cili do t’i jap fund kundërmimit shumëvjeçar të ujërave të zeza
.







