Kryeministri Edi Rama vizitoi banorët në Thumanë që janë zhvendosur për të kaluar natën në çadra. Mes tyre Rama u takua edhe më një grua e cila po ndiqte operacionet e shpëtimit, pasi ka të afërmit nën rrënoja. Në lot gruaja i thotë kryeministrit se ishin fukarenj dhe se tani mbaruan komplet.
Rama tha se operacjoni i shpëtimit do të vijojë edhe gjatë natës.
Banorja: Jemi tragjedi, njerëzit brenda në dhe, vëllezëri dhe motrat tonë që jemi rritur bashkë, nuk di se çfarë të them.
Edi Rama: Do të bëjmë çmos. Njeriu nën rrënoja mund të mbijetojë disa ditë. Të gjithë i kemi vënë kapacitet në dispozicion, do të kthehemi nuk do u lëmë vetëm.
Banorja 2: Zoti e bëftë mirë.
Edi Rama: Kush e ka fatin të jetë akoma duke marrë frymë do të shpëtojë, kush ka marrë goditjen fatale…
Banorja 3: Ne fukarenj ishim, tani u mbaruam komplet
Edi Rama: Më dëgjo pak, gocën ta kesh me jetë të gjatë. Kur të mbarojë kjo atëherë…
Banorja 4: Të lutem, dua një çadër në oborr
Edi Rama: Patjetër është detyrë e jona







