Rama në Bruksel: Ky është fundi i fillimit, të ngremë një Shqipëri evropiane në një Ballkan të hapur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë fjalën në konferencën e përbashkët në Brukesel.

Ai tha se duan të ndërtojnë një Shqipëri të fortë në një Ballkan të Hapur dhe demokratik.

“Do t’ia nis me falenderime dhe dua të falenderoj presidenten e Komisionit, zonjën Ursula e cila e di dhe dinte se si të luftonte për ne dhe të gjitha shtetet anëtare. Dua të falënderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive pro pa të nuk do të ishim këtu sot. Angela Merkel, ajo ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat. Nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe Macronit. Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugës evropiane”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se falë popullit qëndroi në këmbë.

“Pas 3 vitesh kaq të ndërlikuara, ku refuzimet nga BE, lufta, pandemia krijuan një situatë të vështirë, por na forcuan. Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit. Është mirë kështu si është dhe ne thjesht na duhet të ngremë dhe të ndërtojmë një Shqipëri evropiane dhe të fortë dhe një Ballkan të Hapur Perëndimor”, tha tutje Rama.