Rama kishte sfiduar në debat Kurtin, i përgjigjet Vitia: Më shumë e kam parë në fushatë Lumir Abdixhikun se të

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, i është përgjigjur kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeqytetin, Përparim Ramës, rreth asaj se ky i fundit ka thënë ditë më parë duke i bërë ftesë kryeministrit Kurti të vijë në debat me të.

Vitia tha se më shumë e ka parë të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të angazhuar në fushatë në garën për Prishtinën sesa Përparim Ramën.

“Sa i përket pjesëmarrjes së zotit Kurti në debat, unë më shumë e kam parë zotin Abdixhiku të angazhuar në fushatë në garën për Prishtinën sesa kandidatin, më shumë se sa zoti Kurti me mua”.

“Prandaj, në këtë situatë kur je në garë, edhe në politikë lejohen të thuhen gjëra që nuk i beson as vet nganjëherë”, është shprehur Vitia.

Ndërsa, pas kësaj, Vitia e konfirmoi se do të përballet me Ramën në një debat televiziv për t’i shpalosur programët që kanë për kreun e komunës së Prishtinës.

“Natyrisht se do të vij në duel debati me zotin Rama. Mendoj se qytetarët e Prishtinës duhet dhe meritojnë një debat ku do të shpalosim të gjitha ato që kemi për të thënë. Nga ana ime, unë qysh tash jam për”, është shprehur Vitia.