Rama: Kinoshqupi xhirim me 50 figurantë dhe 3 kapsolla në Kukës

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama u prit me protesta në Kukës. Kapsolla u hodhën ndaj tij pasditen e djeshme, në një protestë, që vetë kreu i qeverisë e sheh si të orkestruar nga opozita.

Në rrjetet sociale, ai ka bërë një reagim ditën e sotme, ku thotë se në qershor, kur pritet të mbahen zgjedhjet lokale, edhe Kukësi do të marrë ngjyrën e “Rilindjes”.

Video e protestës u postua nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili shkruante se “Kukesi me tym dhe kapsolla e përze Ramen me bisht nën shalë”,

“Më paskan dëbuar nga Kukësi 50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit. Të fala nga Shishtaveci dhe kështu me kapsolla ngjyrë Rilindje e dëbofshi qeverinë deri në qershor, kur edhe qielli i Kukësit do të marrë atë ngjyrë, si krejt Shqipëria”, shkruan Rama.