Ultrazëri

Rama jep lajmin e mirë: Ultrazëri tash do të bëhet në QMF, s’keni nevojë të shkoni në Emergjencën e QKUK-së

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë me dije se tash ultrazëri i barkut do të bëhet në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare. Deri tash, ky shërbim kryhej në Emergjencën e QKUK-së.

Rama ka thënë se doktorët janë duke u trajnuar dhe më pas fillohet me realizimin e  ultrazërave të barkut, në QMF-të në lagjet “Dardania”, “Bregu i Diellit”, “Kodra e Trimave”, “Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, QMF në rrugën  “Xhemajl Ibishi” dhe në Qendrën e  Mjekësisë Urgjente.

“Më s’do të keni nevojë të shkoni në Emergjencën e QKUK-së për një ultrazë, këtë do ta bëjmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.  Në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare në kryeqytet do të bëhet ultrazëri i barkut nga specialistët e mjekësisë familjare🏥”, ka shkruar Rama.

VIDEO BONUS: Demokracia është vlerë, ideal, besim, dhe orientim i yni… Arben Gashi kapet me deputetet e VV-së