Rama i thotë Vitisë: A po thoni që Qeveria s’do t’i ndihmojë prishtinasve nëse unë fitoj? (VIDEO)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, gjatë përballjes ekskluzive për këtë komunë në Rubikon, ka thënë që “LDK-ja ka më shumë luftë politike se programore në Prishtinë”.Deria Vitia ka folur për përvojën e tij politike, kundërkandidati i tij nga LDK-ja Përparim Rama gjatë debatit i është drejtuar me një pyetje se “a po thoni që Qeveria s’do t’i ndihmojë prishtinasve prej të hënës kur do ta fitojë garën?”.

Vitia: “Është sekret publik dhe natyrisht që dihet që raportet e mia me qeverinë janë të një niveli tjetër. Në anën tjetër LDK-ja është një subjekt i cili tani ka një luftë politike më shumë se një luftë programore në Prishtinë, duke dashur që përmes kësaj lufte në Prishtinë të bëjë edhe opozitën karshi qeverisë që mendoj që do ta penalizojë shumë qytetarin e Prishtinës, pasi ne për 20 vjet me radhë kemi parë se si kjo lufta mes nivelit qendror dhe llokal në Prishtinë zakonisht ka qenë në kurriz të qytetarëve”.

Rama: Për mua është shumë shqetësuese ta dëgjoj këtë që thoni, sepse unë kam ardhur nga Diaspora dhe jam këtu që 17 vjet duke u munduar me i ndihmu qeverisë, edhe Vetëvendosjes. Kam dhënë gjithë këtë kontribut për t’i ndihmuar çdo kryetari deri më tash për të mirën e qytetarëve dhe po dëgjoj se po thoni që pikërisht qeveria nuk do të më ndihmojë mua ose qytetarëve të Prishtinës nëse unë zgjedhem kryetar. Qeveria është e të gjithëve, është e votuar nga të gjithë qytetarët dhe duhet të veprojë si e tillë. Për këtë arsye kjo është shumë shqetësuese, sepse duhet të jetë e njëjtë për të gjithë qytetarët”.