UÇK

Rama e nis ditën me një video të UÇK-së bashkë me fjalët e tij për Thaçin e Veselin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur me një video për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë.

Ai ka shpërndarë pamje të luftës së fundit në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s, bashkangjitur me pjesë nga fjalimi i tij i mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë të premten për publikimin e njoftimit për aktakuzën e Prokurorit të Specializuar kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Videoja është ilustruar edhe me pamje të Thaçit Veselite Haradinajt në luftë.

Ndërsa si përshkrim për videon, Rama shkruan: MIRËMËNGJES😊 nga Prishtina ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”.