Rakiqi, të cilin Kurti hezitonte ta shkarkonte dhe e cilësonte konstruktiv, shihet në manovra ushtarake të ushtrisë serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në qeverinë e tij deri vonë e kishte ministër Goran Rakiqit. Falë tërheqjes së tij nga institucionet e Kosovës, ai e emëroi Nenad Rashiqin. Kurti e akuzoi për mos-veprim karshi Milan Radojiçiqit kandidatin kryesor për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajt, mirëpo harroi se është e njëjta farsë sikurse Rakiqi që e pati ministër deri vonë në qeverinë e tij.

Rakiq e Radojiçiq, që të dy u panë sot në disa manovra ushtarake në aeroportin e Batajnicës, një ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Siç raportojnë mediat serbe, atje u bë demonstrimi i aftësive të armëve të reja dhe pati ecje ushtarake.

Sidoqoftë, të enjten “Masha e Kurtit”, Dejona Mihali, teksa shfaqi indinjatë ndaj prokurorit Isufaj për arrestim të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqit, ia përmendi edhe rastin e Radojiçiqit.

“Pse do të thoni ju? Kur ja heq një herë në jetë fletëarrestin kryekriminelit Millan Radojciq çka mendoni ju se mund të bëj tjetër një prokuror si Blerim Isufaj përveçse të zhytet edhe më thellë në ujra të zeza”, deklaroi Mihali në ‘Facebook’.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti, kur pyetej pse nuk shkarkohej Rakiqi, ky i pari thoshte se nuk kishte arsye ta shkarkonte këtë të fundit, teksa e përshkruante konstruktiv rolin e tij.

“Përkundrazi, me aq sa jam informuar unë, me aq sa më ka treguar ai, besoj që është përpjekur që situata të mos eskalojë, të mos ketë veprime të dhunshme dhe nuk mendoj që duhet të marrë masa ndaj tij”, deklaronte ndër të tjera Kurti përgjatë kohës sa serbët protestonin dhe vendosnin barrikada në komunat veriore të vendit.