Rakiq: Sveçla nuk do të arrijë të kthejë veriun në një vend konflikti me gënjeshtra

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se është paradoksale që ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, po flet për qëllime të sundimit të ligjit, për ta kthyer veriun në vend konflikti.

“Përpjekjet e ministrit të Brendshëm të Prishtinës, Xhelal Sveçla për të larguar vëmendjen e publikut nga premtimet e paplotësuara të partisë së tij në fushatë, shkojnë mbi shpinën e popullit serb”, tha ai.

Rakiq tha se Sveçla sipas tij, pa asnjë bazë ligjore, dërgon njësitë speciale të armatosura, “të cilët rrahin qytetarët, i qëllojnë me armë zjarri dhe shkatërrojnë pronën private”.

“Asnjë gënjeshtër kundër Radoiçiq që thoni ju Sveçla, nuk do t’jua zvogëlojë përgjegjësinë për ngritjen e tensioneve dhe rrezikimin e paqes, as që i keni premtuar popullit shqiptar një jetë më të mirë, duke i sjellatij qindra probleme, duke filluar me paga më të ulëta, 15 inflacioni për qind, mosmiratimi i liberalizimit të vizave, sistemi i shkatërruar arsimor, social dhe shëndetësor, mungesa e investimeve të huaja, mungesa e vendeve të punës”, tha Rakiq.