Rakiq, Bahtirit: Ne qëndrojmë në Kosovë dhe Metohi, s’mund ta merrni veriun
Goran Rakiq, ish-kryetari i Mitrovicës Veriore, ka thënë se ata do të qëndrojnë në Kosovë dhe Metohi.
Ky qëndrim i tij erdhi si kundërpërgjigje ndaj Agim Bahtirit, kryetarit të Mitrovicës Jugore, i cili kërkoi nga Qeveria që të shfuqizohet vendimi për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna dhe ai ta merr nën menaxhim edhe veriun.
“Ne mbesim në Kosovë dhe Metohi, s’mund ta merrni veriun, pavarësisht qëllimit të Prishtinës për t’i dëbuar serbët”, tha Rakiq, pas takimit që kishin me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.