Rajani, vogëlushi 5 vjeçar tash e 60 orë gjendet brenda një pusi të thellë 32 metra dhe të gjerë 30 cm në Marok.

Skuadrat e shpëtimit të cilat janë angazhuar pë të shpëtuar djalin e vogël janë afër për ta arritur.

Madje, njëri nga punëtorët nuk do t’i ndal kërkimet deri sa djali të bashkohet me prindërit.

“Pushimi im është të shoh Rayan të përqafojë përsëri prindërit e tij”, ka thënë ai.