Intensifikohen bisedimet për transferimin e Matthijs De Ligt tek Juventusi pas fjalëve të fundit të menaxherit të futbollistit holandez, Mino Raiola.

Ky i fundit e pranoi se ekziston një marrëveshje mes klientit tij dhe bardhezinjve.

Raiola ka shpjeguar për mikrofonin e “De Telegraaf” se një vit më parë drejtuesit e Ajaxit i kishin premtuar mbrojtësit se do ta linin të largohej nëse për të do të ofroheshin 50 milionë euro.

“Bardhezinjtë kanë rënë dakord me Matthijs e tani presin vetëm përgjigjen e Ajaxit. Në rastin tonë, është jashtë çdo diskutimi që çështja të zgjidhet me gjyq. Lojtari pret që Juventusi dhe Ajaxi të tregojnë vullnet për të gjetur gjuhën e përbashkët sa më shpejt të jetë e mundur.”