Raiola trazon Milanin dhe Juventusin për Romagnolin dhe De Ligtin

Mino Raiola është nga ata që di mirë t’i trazojë ujërat. Këtë herë e bën te Juventusi, në lidhje me mbrojtësin Matthijs de Ligt.

Holandezi, i blerë për 75 milion euro nga Ajax, duket se është në merkato dhe mund të shitet.

Gjithsesi Raiola mund të gjejë edhe zgjidhjen për pasuesin e de Ligt.

Menaxheri i njohur flet për mundësinë e kalimit të Alessio Romagnoli nga Milani te Juventusi, çka është veccuar në faqen e parë të gazetës “Tuttosport”.

“Alessio Romagnoli mund të bashkohet me Juventusin pasi të jetë lojtar i lirë në qershor. Të luajë me Mattijs de Ligt është një mundësi, por nuk është e sigurt që De Ligt do të qëndrojë te Juventusi”, është shprehur Raiola.