Raiola pengon rinovimin e kontratës së Donnarummas me Milanin

Përveç krizës së rezultateve në fushën e lojës, Milani duhet t’i bëjë llogaritë edhe me rinovimin e kontratës së Gigio Donnarummës që për momentin ka ngecur dhe nuk është në rrugë të mbarë.

Portieri i talentur italian i vetmi që shpëton nga ky start i dobët që i kanë bërë sezonit kuqezinjtë, ka kontratë deri në vitin 2021 me Milanin, dhe drejtuesit e klubit kuqezi synojnë t’i rinovojnë kontratën pasi Donnarumma është një nga xhevahirët më të shtrenjtë që kanë në skuadër 7-herë kampionët e Europës.

Sipas Corriere Dello Sport, ka pasur një takim mes Mino Raiolës dhe krerëve më të lartë të Milanit por menaxheri i njohur ka refuzuar propozimin që i ka bërë klubi kuqezi.

Oferta e Milanit ishte për një marrëveshje afatgjatë me të njëjtën pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, aq sa Donnarumma fiton aktualisht, ofertë që është hedhur poshtë nga Raiola.

loading…