Raiola dhe babai i Haaland tani gjenden në Madrid VIDEO

Menaxheri Mino Raiola dhe AlfInge Haaland, babai i sulmuesit të Borussia Dortmund, Erling Haaland, janë takuar të enjten në qytetin e Barcelonës.

Takimi i tyre nxiti thashetheme për një transferim të mundshëm të Haaland te Barcelona.

Tani, ata janë kapur në Madrid.

“El Chiringuito de Jugones” ka publikuar videon e arritjes së tyre në kryeqytetin e Spanjës, ku gjithashtu ka zëra se po diskutojnë për një transferim të mundshëm në Real Madrid.