Rahoveci – Trepça, nis ndeshja pas paralajmërimeve për zbrazje të palestrës

Ka nisur ndeshja mes Rahovecit e Trepçës që ishte ndërprerë për shkak të hedhjeve të gjësendeve nga tifozët.

Përballja nisi pas paralajmërimeve të fundit se palestra do të zbrazet nëse vazhdojnë hedhjet.

Ndërpritet çerekfinalja mes Rahovecit e Trepçës

Është ndërprerë përballja çerekfinale në Kupën e Kosovës mes Rahovecit e Trepçës.

Kjo pas hedhjeve të gjësendeve në parket nga tifozët e dy klubeve.

Përballja u ndërpre në periudhën e dytë, me Trepçën që po udhëhiqte.