Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Nënkampioni i Kosovës, Rahoveci do të përballet me Cluj Napoca e Rumanisë në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Ndeshjen e parë ‘Vreshtarët’ do ta zhvillojnë në shtëpi më 2 tetor, kurse takimi i kthimit zhvillohet pas një jave në Rumani.

Kjo u bë e ditur pas shortit të hedhur sot nga FIBA.

Kjo do të jetë hera e parë për Klubin e Rahovecit që merr pjesë në një garë të nivelit të tillë.

Kampionia e Kosovës, Prishtina është në mesin e 15 skuadrave që nëse kualifikohen në grupet e Basketball Champions League, do t’i bashkohet FIBA Europe Cup.

Ndërkohë, 12 skuadra tjera e kanë të siguruar pjesëmarrjen në grupe.