Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka publikuar pamje nga rregullimi i dy rrugëve kryesore të qytetit. Bëhet fjalë për rrugët “Xhelal Hajda – Toni” dhe “Pesëqindëshi”.
“Rruga “Xhelal Hajda – Toni” dhe “Pesëqindëshi” tashmë kanë marrë pamje të re me asfalt të ri dhe sinjalistikë të plotë, duke ofruar funksionalitet dhe siguri për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion”, ka shkruar ai.
Sipas Latifit, këto janë vetëm dy nga 15 rrugët që përfshihen në projektin e madh të transformimit rrugor të Rahovecit.
Postimi i plotë:







