Rahoveci debuton me ndeshje ndaj skuadrës çeke

Rahoveci është duke u përgatitur për debutim në garat evropiane.

Dhe vreshtarët të martën e kanë mësuar kundërshtarin e parë evropian, përcjell Demokracia.com. Përballë Rahovecit në raundin e dytë të Kupës Evropiane do të jetë skuadra çeke, Karvina.

Ndeshja e parë do të luhet në Rahovec, ndërsa e dyta në Çeki.

Ndeshja në Rahovec është më 29 apo 30 tetor, ndërsa në Çeki më 5 apo 6 nëntor. /Demokracia.com