Komuna e Malishevës vazhdon ende të ketë telashe me rriqrat.

Deri më tani në Malishevë janë shënuar tetë raste nga pickimi i rriqrave.

Kryetari i kësaj komune Ragip Begaj, në një prononcim për Ballkani.info tha se deri më tani janë paraqitur tetë raste, por që nuk janë në rrezik për jetën.

Begaj tha se krahasuar me vitet tjera këtë vit ka rënie sa i përkte të prekurve nga rriqrat.

“Këtë vit deri më tani kanë qenë tetë raste, nuk është në rrezik asnjëri prej tyre, për dallim prej viteve tjera ka rënë numri i të prekurve. Fazën e parë e cila është repelimi i kafshëve për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike e kemi përfundu sot. I kemi edhe dy faza tjera të cilat fillojnë pas dy javësh. Gjendja është e mirë krahasuar me vitet e tjera. Që pesë vjet ne nuk kemi pasur ndonjë rast me vdekje”, thekson Begaj.

Sipas kryetarit të Malishevës, dezinsketimi në natyrë pritet të fillojë shumë shpejt, ku për këtë vit nga Komuna e Malishevës për dezinsketimi janë ndarë rreth 60 mijë euro.

“Komuna ka ndarë rreth 60 mijë euro për të dezinfiktim nëpër krejt fshatrat ku shumë shpejt pritet të fillojë edhe kjo fazë”, ka thënë Begar për Ballkani.info.

Kujtojmë se rasti i parë i shënuar me vdekje nga ethet hemorragjike ka qenë viti 2002, ku që nga ai vit e deri në 2013 në Malishevë kanë vdekur 18 persona.

Ndërsa nga viti 2014, përveç numrit të madh të pickimeve, nuk ka pasur viktima. /Ballkani.info/