Raducanu shkruan historinë me triumfin në US Open

Tenistja Emma Raducanu i dha fund pritjes 44-vjeçare të Britanisë për një kampione të femrave në një Grand Slam, teksa mundi Leylah Fernandezin për ta fituar US Open për herë të parë.

18-vjeçarja përfundoi garën e saj në New York me një fitore 6-4 6-3 kundër kundërshtares së saj 19-vjeçare kanadeze.

Raducanu e kishte shërbimin për ndeshjen kur ishte në rezultatin 5:3, por fitoi disa minuta me pushim mjekësor, çka e irritoi Fernandezin e cila u ankua te zyrtari i ndeshjes. Megjithatë, në fund të dyja ndanë një përqafim të ngrohtë.

Raducani do të marrë me vete afër 2 milionë euro dhe do ngjitet në vendin e 23-të në ranglistën e tenisteve më të mira.