Deputetja serbe

Radovanoviq: Ka një trend në Serbi ku policët dënohen dhe kriminelët lirohen

Deputetja e Lëvizjes Popullore të Serbisë dhe kolonelja e pensionuar e policisë, Sllavica Radovanoviq thekson se lidhja e Nenad Vuçkoviqit me grupet kriminale daton para se të vinte në krye të MPB-së. “Është një trend që nuk u zhduk me largimin e Stefanoviqit, por vazhdoi gjatë mandatit të Vulinit dhe më vonë të Gashiqit”.

Radovanoviq, duke komentuar pretendimet e gazetarëve hulumtues të uebsajtit Krik, se pjeswtari i lartë i xhandarmërisë serbe, Nenad Vuçkoviq – Vuçko ka qenë drejtues i grupit kriminal-huligan të mbledhur rreth Partizanit, theksoi se “e gjithë kjo duhej të ishte bërë shumë vite më parë”.

Sipas saj, “rënia e policisë është shkaktuar nga emërimi i Nebojsha Stefanoviqit në postin e ministrit të Punëve të Brendshme”, transmeton Ballkani.info.

“Këta janë persona që realisht kanë qenë të lidhur me persona nga mjedisi kriminal, sigurisht që i kanë mbrojtur dhe kanë qëndruar pas tyre – kanë dhënë informacione, kanë dhënë detaje për veprimet që do të bënte policia. Ajo që më zhgënjeu më së shumti ishin policët që ishin atje për një kohë të gjatë dhe që u vunë në shërbim të po atyre njerëzve që erdhën, për të përparuar dhe për të arritur në pozita që nuk do t’i kishin arritur kurrë”, ka shpjeguar Radovanoviq.

E pyetur se si është e mundur që një person që mban një pozitë kaq të lartë në polici të udhëheqë një nga grupet më të rrezikshme kriminale, Radovanoviq tregon se ata kanë qenë edhe më parë.

“Njohja e tyre nuk daton në momentin kur Vuçkoviq u vu në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ata thjesht vazhduan të rrinin. Kjo është një pyetje që duhet t’i bëhet Stefanoviqit – pse e ka lejuar dhe me çfarë detyre kanë ardhur në MPB, por jo këtu në televizion, por në prokurori”, tha deputetja.

Ajo tha se ky trend nuk u zhduk me largimin e Stefanoviqit, “vazhdoi gjatë mandatit të Vulinit, e më vonë edhe të Gashiqit”.

Duke komentuar shkarkimin e policëve që dëshmojnë në rastin “Jovanjica”, Radovanoviq thekson se “Ministri i Punëve të Brendshme dhe shefi i Kabinetit duhet të kenë turp për një vendim të tillë”.

“Bëhet fjalë për kanosje, ngacmim dhe dhunë ndaj këtyre policëve. Ministri i Punëve të Brendshme dhe kreu i kabinetit që kanë firmosur shkarkimin e tyre dhe nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë, duhet të turpërohen dhe të mbajnë përgjegjësi. I tillë është trendi, i tillë është vendimi që merr shteti, që dënohen policët dhe falen kriminelët”, tha ajo.

Në rastin e Radoiçiqit, ai thekson se pasuria e tij duhet të konfiskohet dhe të mos lejohet të menaxhohet nga partneri i tij afarist.

“Është një mashtrim. Radoiçiq nuk dëshiron për asnjë moment të ketë fuqinë apo pozitën për të vendosur për ndonjë gjë dhe që dikush tjetër ta menaxhojë pronën e tij. Në gjendje reale, kjo pronë konfiskohet dhe Radoiçiq është në paraburgim”, ka përfunduar Radovanoviq. /Ballkani.info/