Konferenca e parë e Adrien Rabiot si lojtar i Juventusit nisi në Italisht me dy fraza “Mirmëngjes dhe faleminderit të gjithëve”.

E ulur në rreshtin e parë edhe nëna e tij Veronique që është njëkohësisht menaxherja e mesfushorit, e cila shoqërohej nga zëvendës presidenti i Juventusit, Pavel Nedved dhe përgjegjësi i merkatos së bardhezinjve, Fabio Paratici.

Rabiot në fjalën e tij u shpreh se Juventuso e kishte kërkuar edhe më herët, por momenti i duhur ende nuk kishte mbrritur.

“Juventusi më ka kërkuar edhe në të kaluarën, por nuk ishte momenti i duhur, ndërsa ai moment është pikërisht tani që jam këtu. Kam kaluar 7 vite në Francë dhe për mua është hera e parë që luaj në një kampionat tjetër, do të japë më të mirën time për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave. Me Juventusin nuk mu desh shumë kohë për të gjetur akordin. Ky klub mbart mbi vetë një histori të sukseshme, shumë futbollsitë francezë kanë qenë pjesë e kësaj skuadre edhe në të kaluarën dhe kanë lënë gjurmë, të njëjtën gjë shpresoj të bëjë edhe unë”.

Rabiot ka firmosur një kontratë 4-vjeçare nga e cila do të përfitojë 7 milionë euro në sezon. Ndërkohë mesfushori deklaroi se Buffon e bindi atë të transferohej tek bardhezinjtë, ndërsa shtoi se ende nuk ka mundur të takohet me trajnerin Maurizio Sarri. Gjithashtu Rabiot u shpreh se tek Juventusi do të gjejë një grup me lojtarë cilësorë, me në krye Cristiano Ronaldon.

“Buffon më ka dhënë shumë këshilla përpara se të vija këtu dhe në fakt ishte ai që më bindi. Me tha se nëse dua që të bëjë hapa para në karrierën time duhet të vija te Juventusi. E mora në konsideratë këtë këshillë dhe pranova ofertën. Më bindi sepse edhe në aspektin personal jemi shumë miq. Me Sarrin ende nuk ka biseduar, por jam i bindur që do të kemi një raport shumë korrekt. Ronaldo është një lojtar i madh dhe më vjen mirë që do të luajë më të, por jo vetëm, pasi Juventusi ka shumë lojtarë cilësorë dhe një shkallë më lart se Paris Saint Germain”.