Rabiot ndryshon mendje, i gatshëm të vazhdojë me PSG-në

Adrien Rabiot ka vendosur të qëndrojë te PSG, pavarësisht interesimit të ekipeve më të mëdha në Europë.

Mesfushori francez, sipas L’Euqipe, është bindur më në fund për të rinovuar kontratën, duke injoruar Barcelonën, Juventusin dhe Milanin, që shpresonin të përfitonin nga situata e krijuar me lojtarin.

Telenovela e gjatë pritet të jetë në serinë e fundit, ndërsa zyrtarizimi me shumë mundësi do të bëhet para se të hapet merkatoja e janarit. Barcelona mësohet se ka ofruar deri 60 milionë euro për kartonin e francezit, e refuzuar nga PSG, çka i detyroi katalanët që të merrnin Vidalin nga Bayerni.

Edhe dy skuadrat e mëdha të futbollit italian, Juventusi dhe Milani, shpresuan të bënin të tyrin në fund të sezonit me parametër zero, por Rabiot ka ndryshuar qëndrim dhe është i hapur për qëndrimin në “Parc des Princes”.