Një qytetare në Fushë-Kosovë ka marrë sot një vendim që t’ua shkatërrojë veturat disa qytetarëve që janë parkuar në lagjen e saj.
Siç raportohet në mediat e kësaj komune thuhet se qytetarja në shenjë revolte për parkingjet pavend të veturave i ka goditur xhamat me çekan.
E njëjta shihet edhe në video duke i goditur fuqishëm këto vetura të cilave padyshim iu janë shkaktuar dëme materiale.
Qytetarë të tjerë kanë tentuar ta largojnë atë nga vendi i ngjarjes.







