Prishtinë

Qytetarit i ngordhin tre qenë brenda ditës: Ti dorë që i helmove dhe i vravë të daltë shpirti si i këtyre

Disa qenë dyshohet se janë helmuar sot në Prishtinë.

Një qytetarë nga Prishtina ka raportuar se tre qenë të tij kanë ngordhur sot pasi janë helmuar nga dikush.

“Tre engjëjt e mi shkuan në parajsë! A ti dorë e njeriut që i helmove dhe i vrave…të dalt shpirti si i këtyre”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.