Numër i madh i aksidenteve janë shkaktuar gjatë kohës së fundit.
Shumë prej këtyre aksidenteve kanë përfunduar me fatalitet.
Në të shumtën e rasteve arsyet që çuan në aksidente ishin shpejtësia apo tejkalimet vend e pavend.
Për këtë shkak, Policia e Kosovës ka aktivizuar numër të madh të zyrtarëve policorë të cilët gjenden në shumë anë të vendit, në mënyrë që të parandalojnë rreziqet e mundshme për pjesëmarrësit në komunikacion shkaku i shpejtësisë së ndonjë shoferi në drejtimin e automjetit të tij.
Por ka disa persona që këtë punë të zyrtarëve policorë po e bëjnë të pamundur, pasi të njëjtit kanë filluar të tregojnë se ku janë ata, edhe kur të njëjtit janë civil.
Në një fotografi të publikuar së fundi është treguar saktësisht edhe numri i tabelave të veturës së policisë, e për këtë reagime të shumta pati nga komentuesit të cilët thonë se të gjithë shkelësit e rregullave duhet gjobit e nuk duhet treguar se ku janë të ndaluar zyrtarët policorë.









