Qytetari raporton se iu vodhën para të gatshme nga vetura e parkuar në Brezovicë

Një qytetar ka raportuar se deri sa kishte qenë në qendrën e skijimit në Brezovicë, kishte parkuar veturën në parking dhe se në veturë kishte pasur para të gatshme.

Pasi që ishte kthyer në shtëpinë e tij në Prizren, kishte vërejtur se iu kanë vjedhur paratë.

Sipas ankuesit, në veturë nuk vërehen shenja dëmtimi si dhe është i sigurt se veturën e kishte mbyllur me qelës.

Rasti është nën hetime.