Qytetarët e Republika e Kosovës që aktualisht ndodhen si vizitorë turistikë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe që kanë arritur datën e check-out-it, por nuk kanë mundësi të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre, do të mund të vazhdojnë qëndrimin në objektet hoteliere ku janë të akomoduar.
Sipas njoftimit zyrtar, në përputhje me vendimin e autoriteteve përkatëse në Emirate, mysafirëve në këtë situatë do t’u zgjatet qëndrimi deri në momentin kur të kenë mundësi të largohen nga vendi. Shpenzimet e qëndrimit do të mbulohen nga data kur është bërë e pamundur udhëtimi deri në datën kur largimi bëhet i realizueshëm.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që ndodhen në këtë situatë të komunikojnë fillimisht me menaxhmentin e hotelit ku janë të vendosur dhe, për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ambasada ka bërë të ditur se mbetet në dispozicion të qytetarëve për çdo informatë dhe asistencë të nevojshme.







