Qytetarët hapin një kuti të rënë nga një kamion, tmerrohen çfarë gjejnë brenda

Disa kalimtarë në Janinë të Greqisë janë tmerruar pasi kanë hapur një kuti që e kanë gjetur në rrugë, të rënë nga një kamion.

Mediat greke shkruajnë se kalimtarët e rastit pas hapjes së kutisë kanë parë një gjymtyrë njerëzore dhe konkretisht një këmbë të prerë.

Paketimi i veçantë dhe shumë i kujdesshëm i kutisë, bëri që oficerët e policisë me përvojë të Sigurimit të Janinës, të cilët kanë ndërmarrë hetimin e rastit dolën në përfundimin se ato ishin mbeturina të një spitali.

Ndërkohë hetimi është duke vazhduar derisa të konfirmohet se kemi të bëjmë vërtetë me mbeturina të një spitali edhe për të gjetur kamionin nga i cili ra kutia, e nga cili spital e ka marrë.