Quni përkujton me emocione Sali Çekajn: Si prindi që e dashuron fëmijun, po njëjtë Salihi i donte bashkëluftëtarët

Anton Quni, ish komandant në Betejën e Koshares, e ka kujtuar Sali Çekajn në përvjetorin e rënies së tij.

“Sali Çekaj ishte themelues i trupave ushtarake, ishte krijues i formacioneve luftarake. Si prindi që e dashuron fëmijun, po njëjtë Salihi i donte bashkëluftëtarët”, ka shkruar Quni, transmeton Ballkani.info.

Postimi i plotë:

“Trajtoi ushtarët e tu sikur të jenë djemtë e tu të dashur. Dhe ata do t’ju ndjekin deri në luginën më të thellë”.

Sun Tzu

Sali Çekaj ishte themelues i trupave ushtarake, ishte krijues i formacioneve luftarake. Si prindi që e dashuron fëmijun, po njëjtë Salihi i donte bashkëluftëtarët.

Luftëtarët me të drejtë e quajtën VETERANI dhe me besnikëri i qëndronin afër, edhe në luginat e malet më të thella.

Lavdi e perjetëshme!