Raportimet se dikur ishte kapur duke kopjuar në testin e jurispodencës e rrjedhimisht ishte larguar nga salla ku po mbahej provimi, nuk i kanë pëlqyer fare simpatizantit të Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorollit, që pikërisht për këtë arsye ka vendosur t’i sulmojë mediat për rikthim të veprimit që kishte bërë disa vite më parë.
Qorrolli që dje për herë të dytë dështoi të bëhet Gjykatës në Gjykatën Kushtetuese është lajmëruar përmes një shkrimi në Facebook, duke iu drejtuar familjarëve dhe miqve të tij.
Ai ka shkruar në profilin e tij se ndaj tij po bëhet fushatë sistematike, kur në fakt, mediat vetëm se i kanë kujtuar të njëjtit se dikur ishte përjashtuar nga një provim i rëndësishëm si ai i jurispodencës, nën dyshimet se gjatë provimit po e shfrytëzonte telefonin e tij për të kopjuar.
Qorolli shkrimin e tij të shkurtë në rrjete sociale nuk e shfrytëzoi për ta demantuar se dikur ishte zënë me telefon, e njejtë kishte reaguar edhe disa vite më parë, por, duke u arsyetuar se telefoni në provim iu ishte dashur për të folur me familjarët.
“Fushata linçuese me tekste të njëjta, por me vetëm ndërrim fotosh (siç!) e ndërmarrë prej tyre me sponsorim politik — duhet të lexohet dhe kuptohet vetëm si përpjekje prej vdekatarësh”, ka thënë ai.








