Qielli bëhet i zi nga tymi, pamje të frikshme nga zjarret në Greqi

Greqia vijon të përjetojë tmerre nga zjarret që vijojnë prej ditësh tashmë.

Gjithë zona me shkurre dhe pemë është e pushtuar nga flakët, të cilat ngjajnë jo reale. Zjarri ka marrë përmasa aq të mëdha sa duket sipër pemëve, ndërsa qielli është bërë i zi nga tymi, raporton Top Channel.

Në qiell është parë një helikopter, i cili pritet të vejë nën kontroll flakët dhe të ndihmojë me shuarjen e vatrës.

Deri më tani janë numëruar me dhjetëra biznese dhe banesa të djegura nga flakët, ndërsa ajri i Athinës është ndotur aq shumë sa mund të ketë fluks të njerëzve me probleme me frymëmarrjen në spitale.