Roma nuk do të udhëtojë në Sevilla për të luajtur ndeshjen e tyre të raundit të 16-të të Europa League.

Qeveria spanjolle e ka njoftuar Romën se duhet të ndalojë udhëtimin për ndeshjen e të enjtes.

Skuadra andaluziane ka stërvitur këtë mëngjes duke menduar për ndeshjen e nesërme kundër Romës në Sánchez-Pizjuán.

Roma e ka respektuar vendimin dhe ka anuluar udhëtimin.

UEFA pritet të kontaktojë të dy skuadrat për të diskutuar hapat e mëtejmë.