Qeveria publikon listën e donacioneve që kanë hyrë nga Serbia pa asnjë pengesë

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë publike listën e donacioneve që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia pa asnjë pengesë.

Qeveria ka thënë se këto të dhëna janë një tjetër dëshmi, që taksa prej 100 për qind ndaj produkteve që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë, në asnjë formë nuk prek qytetarin e Kosovës dhe në asnjë mënyrë nuk është kundër tij. Për më tepër, ligjet në fuqi dhe Kushtetuta e vendit u garanton atyre të drejta të avancuara edhe karshi këtij aspekti ekonomik.

Në kategorinë e donacioneve, gjegjësisht në natyrën e mallrave humanitare janë të përfshira mallrat si në vijim: miell, misër, ushqimet, mallrat higjienike dhe sanitare, medikamentet dhe pajisjet mjekësore, naftë dhe derivatet e naftës për ngrohjen e çerdheve, shkollave, spitaleve dhe kishave), pelet për ngrohje, etj.

Dogana e Kosovës përgjatë periudhës pas hyrje në fuqi të masave mbrojtëse ka trajtuar dhe aprovuar donacionet sipas kërkesave nga katër komunat veriore dhe Kisha Ortodokse Serbe në vijim:

Më 07.11.2018 është aprovuar donacioni( fidanet) në vlerë prej 46, 771 Euro
Më 09.11.2018 është aprovuar donacioni( mallra ushqimore dhe produkte të mishit ) për Qendrën Studentore në Mitrovicën e Veriut në vlerë prej 10, 871 Euro
Më 19.11.18 është aprovuar donacioni( mallra ushqimore dhe produkte të peshkut ) për Qendrën Studentore në Mitrovicën e Veriut në vlerë prej 3,775.83 Euro
Më 22.11.2018 është aprovuar donacioni( naftë dhe mazut për ngrohje) për Komunën e Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore në vlerë prej 75, 000.00 Euro (donacioni pritet të arrijë)
Më 22.11.2018 është aprovuar donacioni (ilaçe dhe pajisje mjekësore) në vlerë prej 242,356.38 Euro ( donacioni pritet të arrijë)
Më 29.11.18 është aprovuar donacioni ( mallra ushqimore dhe produkte të mishit ) për Qendrën Studentore në Mitrovicën e Veriut në vlerë prej 2,188.72 Euro
Më 30.11.2018 është aprovuar donacioni( pelet) për Kishën Ortodokse në vlerë prej 3, 501.44 Euro
Më 30.11.2018 është aprovuar donacioni (25 ton miell tip 500) për Kishën Ortodokse në vlerë prej 7,000 Euro
Më 20.11.2018 është aprovuar donacioni (25 ton miser) për Kishën Ortodokse në vlerë prej 3, 775.83 Euro
Më 06.11.2018 është aprovuar donacioni (25 ton naftë) për Kishën Ortodokse në vlerë prej 16,196.00 Euro
Më 01.12.2018 është aprovuar donacioni (ushqime të ndryshme, vaj, sheqer, oriz, miell, etj) për komunitetin serb sipas donacionit të UNHCR-së në vlerë prej 8, 940.00 Euro
Më datat 06.11-13.11.2018 janë aprovuar 3 donacione nga Foundation Kosovo Luxemburg (makineri për prodhim) për komunitetin serb sipas donacionit në vlerë prej 4, 299.00 Euro
Më datat 16.11-26.11.2018 janë aprovuar 3 donacione nga IOM (makineri për prodhim, kompjuter) për komunitetin serb sipas donacionit në vlerë 16.515.00 Euro.
Po ashtu, janë trajtuar lirimet e parapara për bagazhin privat të udhëtarëve Kodit Doganor dhe të Akcizave (Kodi nr. 03/L-109) që nënkupton lirimet, të cilat individë të caktuar i sjellin në Kosovë në bagazhe personale në vlerën e mallit deri 175€, që bartin udhëtarët dhe e cila lejohet pa taksa.

Për periudhën 10 ditore kanë qenë mbi 50 raste të ndryshme (kryesisht mallra ushqimore) me bagazh personal të cilat janë liruar nga obligimet;

– Pika Kufitare e Kosovës, Jarinje – rreth 20 raste

– Pika Kufitare e Kosovës, Dheu i Bardhë – rreth 25 raste

– Pika Kufitare e Kosovës, Merdare – rreth 10 raste.