Deri në 10 milionë euro pritet të shpenzojë Qeveria e Kosovës, për dy vite në mbrojtjen e të personave të ftuar nga Specialja.

Fillimisht Qeveria e Kosovës, në vitin 2016 ka ndarë shumën prej 1.5 milion eurove për shpenzimet e të akuzuarve nga Gjykata Speciale. Por kjo shumë duket se nuk ka mjaftuar pasi që Zyra e Kryeministrit ka ndarë fshehtasi edhe 70 mijë euro tjera për shpenzimet e Sami Lushtakut, Sylejman Selimite, Mahir Hasani dhe dajës së tij Lahi Brahimaj.

40 mijë euro i ka ndarë vetëm për dajën e tij, Lahi Brahimaj dhe 30 mijë për tre të tjerët.

Këtë e ka bërë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Financiare të personave të akuzuar nga Specialja. Ky ligj e parasheh se fondi mund të shfrytëzohet vetëm pasi të ngritën aktakuzat.

Shteti me taksat e qytetarëve parasheh që të shpenzoj për “Procesin e Dhomave të Specializuara” shumën prej 10 milionë eurove, deri në vitin 2020 në mbrojtje të krimeve të supozuara të komandantëve të UÇK-së.

Këtë parashikim e ka bërë Ministria e Financave në planin afat mesëm dy vjeçar, shkruan Insajderi.

“Funksionalizimi i gjykatës speciale ka sjellë 10 milion Euro shtesë”, thuhet në planin e ministrisë së Financave.

Shpenzimet e para të 10 milionëshit kanë nisur që nga fillimi i këtij viti. Me vendimet e qeverisë të shkurtit dhe marsit të këtij viti, kanë përfituar tre komandantë të profilit të lartë dhe një i profilit të ulët.

Në dy vendime të ndara, 70 mijë euro Qeveria e Kosovës i ka ndarë për Sami Lushtakun, Sylejman Selimin, Lahi Ibrahimajn dhe Mahir Hasanin.

Që të tre këta komandantë kanë të deklaruar pasuri milionëshe.

Portali i ka siguruar këto vendime të cilat nuk janë bërë publike nga ana e Qeverisë. Në vendimin e datës 19 mars, Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 mijë euro për mbrojtjen e Lahi Ibrahimajt, dajës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Zyra e Kryeministrit, ende nuk ka treguar se pse ka ndarë këto para në fshehtësi dhe në kundërshtim me ligjin Ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Financiare të personave të akuzuar nga Specialja.

loading…