Qeveria Kurti miraton nismën e MPB-së për marrëveshje me Arabinë Saudite për bashkëpunim policor

Qeveria Kurti ka miratuar nismën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për lidhjen e një marrëveshje ndërkombëtare mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Arabisë Saudite për bashkëpunim policor.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kjo marrëveshje ka rëndësi në parandalimin e luftimit të krimit.

“Kjo marrëveshje ndërkombëtare ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e krimit në si vijon: krimi i organizuar transkufitar dhe terrorizmi, prodhimi dhe transportimi i paligjshëm i substancave narkotike, krimi kibernetik dhe pornografisë të fëmijëve në internet, krimet ekonomike dhe financiare duke përfshirë shpëlarjen e parave etj… Duke marrë rëndësinë e kësaj draft marrëveshje kërkoj miratimin të kësaj marrëveshje me Arabinë Saudite”, tha Sveçla.

Lidhur me këtë, kryeministri Albin Kurti e hodhi në votim këtë nismë të MPB-së, e cila mori votat e nevojshme nga kabineti qeveritar.