Qeveria Kurti edhe zëdhënësit e dështuar, i bëjnë ofertë një gazetareje për zëdhënëse të tretë

Gazetarja Teuta Arifaj ka marrë ftesë nga kryeministri Albin Kurti për të qenë pjesë e kabinetit të tij qeveritar.

Ajo konfirmoi se është ftuar nga Kurti në pozitën e zëdhënëses së Qeverisë.

Mirëpo, e njëjta tha se ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë ftesë, pasi shtoi se është e kënaqur me punën që bën.

“Po e vërtetë është, pozita është zëdhënëse e Qeverisë po, të drejtën me të thonë, nuk kam marrë ndonjë vendim. Jam shumë okej me punën që e boj, me mediumin ku punoj, kështu që nuk është që kom marrë ndonjë vendim. Amo po, qëndron. E vërtetë është ftesa”, deklaroi Arifaj në një prononcim për Reporteri.net.

Arifaj një kohë të gjatë ka qenë pjesë e KTV-së, ndërsa së fundmi ajo iu bashkua ATV-së, si redaktore e lajmeve.

Qeveria aktualisht i ka dy zëdhënës, Rozafa Kelmendin dhe Përparim Kryeziun, derisa tani është në kërkim edhe të zëdhënëses së tretë, pasi që dy të parët janë tërësisht jofunksionalë në punën zyrtare me media.