Qeveria Kurti e shkarkon Zv. Drejtorin e ASHNA-së, i emëruar gjatë kohës së Qeverisë Haradinaj

Qeveria Kurti ka shkarkuar Shpëtim Selmanajn nga pozita e Zëvendësdrejtorit për Shërbime Administrative-Financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror.

Ky vendim u mor përgjatë mbledhjes së mbrëmshme të Qeverisë.

“Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 18/50 i datës 05.06.2018, përmes të cilit është emëruar Zëvendësdrejtori për Shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Selmanaj u zgjodh si Zv. Drejtor në ASHNA përgjatë kohës sa ishte kryeministër Ramush Haradinaj.